Më në fund flet e dashura e Prince Harry-t

              E enjte, 03 Nentor 2016  – Sakte.net  /

E dashura e re amerikane e Prince Harry, Meghan Markle, ka thyer heshtjen duke thënë se është “vajza më me fat në botë”, por pranoi se është e shqetësuar për “faktorin e seksit” në personazhin që ajo luan në “Suits”.

Bukuroshja 35 vjeçare gjithashtu pohoi se ajo është një “amerikane e stuhishme” me opinione të forta në intervistën e saj të parë që pas lajmit të lidhjes së saj me mbretërorin.

Aktorja është shprehur e shqetësuar në lidhje me skenat e saj të nxehta në filmin Suits dhe thotë se përpiqet të shmangë rroba ekstravagante pasi mamaja e saj e ka paralajmëruar të “mos e japë kurrë qumështin falas”, shkruan Daily Mail.

Meghan ka postuar një seri imazhesh romantike në llogarinë e saj në Instagram pasi u përfol se ajo ka një lidhje romantike me Harryn.

Image

Lini Një Koment