Më në fund SHBA dhe Rusia merren vesh për Sirinë

SHBA dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje për situatën në Siri duke njoftuar edhe një armëpushim që do të nisë prej mbrëmjes së të hënës.

Sipas kësaj marrëveshjeje, qeveria siriane do t’u japë fund luftimeve në disa zona të caktuara që kontrollohen nga opozita.

Rusia dhe SHBA do të krijojnë një qendër të përbashkët për të luftuar të ashtuquajturin Shteti Islamik dhe luftëtarët e Al-Nusra.

Deklarata e përbashkët pason bisedimet midis Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry dhe homologut të tij rus, Sergei Lavrov, shkruan BBC.

“Plani do të ketë nevojë që si regjimi dhe opozita siriane të përmbushin detyrimet e tyre”, ka deklaruar John Kerry në Gjenevë të Zvicrës, duke shtuar se opozita kishte treguar se ishte përgatitur për të vijuar sipas këtij plani, por me kusht që qeveria siriane të tregojë se është serioze.

Ndërkohë që ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se Rusia kishte informuar qeverinë siriane në lidhje me marrëveshjet dhe qeveria siriane ishte “gati për t’i përmbushur ato”.

Lini Një Koment