Me shumë tensione në Kuvend, u votua ligji për përdorimin e gjuhëve

Është miratuar ligji për përdorimin e gjuhëve me 64 vota “për” dhe asnjë kundër dhe të përmbajtur.

16:30 – Ish lideri i VMRO-DPMNE-së dhe deputeti aktual, Nikolla Gruevski, pasi që kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e hapi diskutimin për ligjin për gjuhët, është ngritur nga vendi i tij dhe bashkë me deputetët tjerë është drejtuar te Talat Xhaferi për t’i thënë se deputetët e opozitës kanë kërkuar procedurale.

Xhaferi ka vazhduar të lexojë, ndërkaq Gruevski e ka lagur me një gotë me ujë.

Nën trysnin e opozitës, Xhaferi kërkoi 15 minuta pauzë, ndërkaq derisa dilte nga salla, Gruevski është munduar që ta sulmojë edhe fizikisht, por ka ndërhyrë sigurimi i Kuvendit.

Lini Një Koment