Mercedes-AMG GLE 400 zëvendësohet me modelin e ri [Foto]

              E enjte, 03 Nentor 2016  – Sakte.net  /

Kompania e njohur gjermane Mercedes ka paralajmëruar se në fillim të vitit të ardhshëm do të zëvendësojë modelin GLE 400 me Mercedes-AMG GLE 43.

 

Edhe Mercedes-AMG GLE 43 vjen me motor 3.0-litër Bi-Turbo V6 e me kapacitet prej 367 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik 9G-TRONIC, transmeton Koha.net.

Ndër të tjera, GLE 43 vjen me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat, paketën “AMG” për trup, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, frenat e forta, si dhe me rrotat e reja AMG nga alumini.

Sa i përket interierit, ky Mercedes zëvendësues ka instrument-tabelën AMG, timonin dhe ulëset sportive, si dhe sistemin AMG Dynamic Select System me pesë opsione të vozitjes – Comfort, Sport, Sport+, Individual dhe Slippery.

Lini Një Koment