Merkel: Nuk marrim pjesë në veprimet ushtarake kundër Sirisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deaklaroi sot se Berlini nuk do të merrte pjesë në veprimet ushtarake kundër regjimit të Bashar a-Assadit dhe se ishte e dukshme që regjimi sirian zotëronte ende një arsenal kimik, pas sulmit që mban si përgjegjës Damaskun ndaj një zone rebele.

”Ne duhet tashmë të pranojmë se është e dukshme që shkatërrimi i armëve kimike siriane nuk ka qenë i plotë”, u shpreh ajo për median në Berlin, ”ndërsa ky arsenal duhej të ishte shkatërruar në vitin 2016”.

Merkel theksoi gjithashtu se Berlini nuk do të marrë pjesë në veprimet ushtarake kundër regjimit të Bashar a-Assadit, por u shpreh se do të mbështesë gjithçka që bëhet për të nënkuptuar se përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm.

Pa dakortësinë e Dhomës së Deputetëve, asnjë operacion i Bundeswehr (ushtrisë gjermane) jashtë territorit nuk mund të zhvillohet.

Gjermania dërgoi avionë patrullues dhe furnizues mbi hapësirën e Sirisë dhe Irakut, por vetëm në kuadër të koalicionit ndërkombëtar kundër grupeve xhihadiste.

Lini Një Koment