Mesazhe të sikletshme të Russell Crowe në celularin e vjetër

Russell Crowe bëri një thes me para nga ankandi, për të paguar divorcin me ish-bashkëshorten Danielle Spence, por duket se jo gjithçka ka shkuar mirë.

Mes 227 objekteve që dolën në ankand ishte edhe një Mercedes Benz S500 Saloon i vitit 2001, të cilin e bleu një radio australiane Triple M. Drejtuesit e programit “The Grill Team” gjetën në kroskotin e makinës, e cila u shit për rreth 21 mijë euro, një cellular Nokia 5110, që duket se Russell Crowe e kish harruar pa marrë.

Në videon e publikuar në Facebook protagonistët e emisionit radiofonik shfaqen duke lëvizur me makinën dhe pasi hapin telefonin fillojnë lexojnë me zë të lartë sms që ishin në telefon, shumica e cilave ishin personale dhe me përmbajtje kompromentuese. Për momentin nuk jepen më shumë detaje, por sipas emitentit radiofonik “Russell nuk ka fshirë asnjë mesash me tekst privat nga telefoni i tij i vjetër”. Russell Crowe arriti të merrte 3 milionë dollar nga ky ankand.

Lini Një Koment