Mesiq: Miku im Haradinaj, shumë shpejt do të kthehet në Kosovë

Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ka vizituar sot partinë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ku i ka dhënë mbështetje lirimit të liderit të saj, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet nën masën e lirimit me kusht në Francë, njofton Rel, përcjell Sakte.net.

Ish-presidenti kroat Mesiq tha me këtë rast se vizita e tij në partinë e Haradinajt, kishte si qëllim marrjen e informatave për rastin Haradinaj dhe zhvillimet politike në Kosovë.

“Unë u njoftova për çështjet politike në Kosovë, për çështjet ekonomike dhe gjithçka tjetër që ndodhi kohën e fundit në Kosovë”, ka thënë Mesiq.

“Gjithashtu u informova dhe më interesonte për shokun dhe mikun tim të ngushtë, Haradinaj, për gjendjen e tij, ndonëse unë jam i bindur dhe mendoj që shumë shpejt miku im do të kthehet në Kosovë”, tha Mesiq.

Në AAK, Mesiq është pritur nga nënkryetari i parë, Ardian Gjini. Ky i fundit, tha se Kroacia çdo herë e ka mbështetur Kosovën në shumë procese.

“Kjo vizitë na nderon shumë. Sidomos kur kryetari i partisë ndodhte ende në Strasburg dhe presim që javën tjetër të lirohet. Është një mbështetje e madhe morale që na vjen prej presidentit Mesiq”, tha Gjini.

“Presidenti Mesiq vazhdon me qenë mik i yni dhe ne vazhdojmë me qenë miq të presidentit Mesiq dhe të Kroacisë”, tha nënkryetari i AAK-së.

Një ditë më parë, Mesiq është takuar në Prishtinë edhe me kryeministrin Isa Mustafa. Ndërkaq, Federata e Futbollit të Kosovës, përkatësisht, kryetari i saj, Fadil Vokrri, i ka dorëzuar atij një fanellë të përfaqësueses së Kosovës në futboll, në shenjë nderimi dhe respekti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme