Milaçiq për fitoren pa balotazh të Gjukanoviqit: Po hyjmë në fazën e diktaturës

Kandidati për president i Malit të Zi, Marko Milaçiq nuk e ka pritur aspak mirë fitoren e Millo Gjukanoviqit qp në raundin e parë të zgjedhjeve, duke thënë se kjo është një humbje për shoqërinë malazeze.

“Po hyjmë në fazën e diktaturës”, tha Milaçiq, duke shtuar se kjo do të thotë se do të hyjmë në dekadën e katërt të mos ndryshimit të pushtetit.

Ai beson se Gjukanoviq ishte një kandidat i aleancës së NATO-s dhe se tani është konfirmuar se anëtarësimi në NATO do të zgjasë agoninë e Malit të Zi.

Milaçiq, kandidat nga “Prave Crne Gore”, tha se do të mbrojnë gjuhën serbe dhe Metropolitanin e Malit të Zi.

Lini Një Koment