Mimoza dhe Shkumbini me duet të ri [video]

Mimoza Mustafa dhe Shkumbin Kryeziu do të vijnë sërish në një duet. Kënga e re e çiftit është e përfunduar, dhe për tekstin e muzikën është përkujdesur vetë Shkumbini, derisa kënga është finalizuar në studion e Dritëro Shaqirit.

Për emisionin “Express Summer” në KTV, Kryeziu ka bërë të ditur se kënga është ritmike dhe këto ditë janë duke shikuar opsionet për xhirimet e klipit.

“Megjithëse nuk kemi një kohë të caktuar për lansimin e projektit, shpresojmë që gjatë shtatorit të jetë gjithçka gati, sepse pasi të xhirohet, punët e tjerë nuk marrin shumë kohë, kështu që urojmë që të jetë gati shpejt”, ka deklaruar Shkumbin.

Ky bashkëpunim do të jetë një rikthimi i Mimoza Mustafës në muzikë, pas një pauze të gjatë. Ani pse këngëtarja kishte paralajmëruar disa herë një rikthim, kjo nuk ndodhi. Mësohet se pos duetit, Mimoza më pas do të vij me një tjetër këngë të re, e cila do të jetë solo. Kënga pritet që shpejt të incizohet në studio.

Në anën tjetër, bashkëshorti i saj, Shkumbin Kryeziu u rikthye në muzikë muaj më parë, po ashtu pas një shkëputje të gjatë.

“Flokëzezë” ishte kënga që e riktheu atë si këngëtar. Më herët, Mimoza dhe Shkumbini kanë realizuar edhe disa duete të tjera të suksesshme, si: “Lule Mimoze”, “3 ditë si 3000 vjet” dhe “Trenat pa binarë”.

Lini Një Koment