Mitchell u përgjigjet spekulimeve të mediave serbe për Kosovën: Paskeni gazetari mjaft kreative

Ndihmës-Sekretari i Shtetit, ëess Mitchell ka thënë se i janë dukur mjaft kreative spekulimet e mediave serbe lidhur me planin katër pikësh që SHBA do t’ia përcjell përmes tij Serbisë.

“E kam parë atë spekulim gjatë rrugëtimit këtu dhe mendova se ishte një gazetari shumë kreative. Nuk kam ardhur këtu të shpalos ndonjë plan politik por të flas me Kosovën dhe Serbinë për rrugëtimin e tyre për të ardhmen perëndimore”, ka thënë Mitchell, shkruan Periskopi.
Ky reagim i tij erdhi pas pyetjes së gazetarëve lidhur me raportimet e mediave serbe ku thuhej se ‘Mitchell do ia sjell Beogradit një plan katër pikësh, ku tri prej tyre kishin të bënin me Kosovës’.

Veç tjerash në atë plan, ishte edhe një pikë ku thuhej se ‘Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë duhet të themelohet sa më shpejt dhe se ai do të ketë komptenca ekzekutive’.

Këto komente Mitchell i ka bërë gjatë konferencës me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka takuar ndihmës-sekretarin e Shtetit të SHBA’së, ëess Mitchell. Ata kanë diskutuar për demarkacionin me Malin e Zi, sigurinë në Kosovë, ekonominë, luftimin e korrupsionit dhe transformimit të FSK’së në ushtri.
“Ju zotova zotit Mitchel se shteti i Kosovës është duke punuar aktivisht dhe shumë përgjegjshëm që të konsolidojë shtetin në rrafshin e brendshëm dhe në atë ndërkombëtar. SHBA’të kanë vazhduar dhe vazhdojnë të mbesin partner strategjik i Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Lini Një Koment