Molliqaj: Aida nuk do të përfundojë në PDK

I dorëhequri nga Lëvizja Vetëvendosje, deputeti Dardan Molliqaj, ka folur për të ardhmen politike të koleges së tij Aid Dërguti, për të cilën mediat spekuluan se mund t’i bashkangjitet partisë së Kadri Veselit, PDK-së.

Molliqaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Aida vazhdon të jetë një prej njerëzve që nuk do të ndalen në përpjekjen kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë”.

Postimi i plotë i Molliqajt:

“Aida Dërguti që jetën ia kushtoi çlirimit dhe zhvillimit të vendit tonë, prej angazhimit në UÇK e deri sot, vazhdon të jetë një prej njerëzve që nuk do të ndalen në përpjekjen kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

E ata që i kanë hequr vijat e kuqe ndaj PDK-së kurse sot i akuzojnë shoqet e shokët e tyre më të mirë për tradhëti, nuk po bëjnë asgjë më shumë se sa që po e shpërfaqin hipokrizinë e tyre.

Por e ardhmja do ta dëshmojë se kush do të përfundojë tek PDK-ja. Definitivisht ajo nuk do të jetë Aida”, ka shkruar Molliqaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme