Molliqaj akuzon ZRRE – në

Deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur (GDP), Dardan Molliqaj ka akuzuar Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) se po punon në favor të KEDS-it, duke lënë anash interesin e qytetarëve.

Ai është shprehur kundër tarifës së njëtrajtshme të rrymës, i cila sipas tij, e ngarkon koston e ekonomive familjare në nivel prej 30 për qind, ku si rezultat ka përfituar vetëm KEDS-i, derisa ka shtuar se ZRRE nuk ka sjellë para komisionit raportin për përfitimet e ekonomisë së Kosovës, me ç’rast është shmangur një veprim që ka pasur impakt direkt në ekonominë e vendit.

“Kam përshtypjen që ZRRE në përgjithësi shumë më shumë i ka shërbyer kompanisë private, në këtë rast KEDS-it se sa interesave të qytetarëve. E kam shumë më lehtë të kuptoj politikën e ZRRE-së sikur KEDS-i të ishte kompani publike. Po ashtu, do ta kisha shumë më lehtë sikur të mos flitej për miliona euro fitime neto. Politikat e juaja kanë qenë të dëmshme dhe e kanë rënduar ekonominë familjare në Kosovë, ndërsa që një kompani ka fituar shumë. Unë sot nuk pash, të paktën prej kësaj që keni sjellë me shkrim, që ju keni bë një raport, qysh jeni zotuar se do ta bëni, me na treguar se çka ka përfituar ekonomia e Kosovës dhe cili ka qenë rezultati i atyre tarifave”, tha Molliqaj.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) ka njoftuar sot se ka ardhur në përfundim se kostoja që qytetarët duhet të paguajnë për shpenzimin e energjisë elektrike duhet të jetë 7.6 për qind.

Udhëheqësi i Departamentit për Tarifa dhe Çmime në ZRRE, Ymer Fejzullahu, gjatë prezantimit të tarifave të reja në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik në Kuvendin e Kosovës, tha se kanë ardhur në përfundim se kostoja duhet të jetë 7.6 për qind për energjinë.

Ai theksoi se i gjithë ky proces zgjat 120 ditë, ndërsa do të ishte dashur të përfundojë më 31 mars të këtij viti, por kjo nuk ka mundur të ndodhë pasi bordi nuk kishte kuorum.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme