Momente relaksi në Greqi për Adelina Tahirin dhe bashkëshortin e saj (Video)

Adelina Tahiri ka disa muaj që u martua me një biznesmen nga Maqedonia, shkruan GazetaBlic.

Martesë kjo e cila ishte e papritur për të gjithë, ku dhe organizimi i saj ishte mjaft privat ku të ftuar ishin vetëm familjarët e çiftit.

Ajo madje është shtatzënë dhe pritet që shumë shpejt të sjell në jetë djalin e saj.

Jemi mësuar që asnjëherë të mos publikoj fotografi me bashkëshortin, siç dhe ka bërë edhe kësaj radhe, ku ka publikuar dy video ‘boomerang’ por që fytyrën e tij ajo e ka mbuluar me figura të aplikacionit Instagram.

Këto ditë Adelina ndodhet në Greqi me dashurinë e saj, ku duket se po kalojnë momente relaksi./GazetaBlic

Lini Një Koment