Momenti rrënqethës kur familjarët varrosin djalin e vetëm të familjes i cili u vra në Suharekë (PAMJE)

Të mërkurën pasdite, është varrosur 17 vjeçari, Blerand Muharremaj, nga fshati Gjinoc i komunës së Suharekës, i cili u ther me thikë nga disa të rinj ditën e djeshme.

Qytetarë të shumtë jo vetëm nga komuna e Suharekës, i kanë dhënë lamtumiren e fundit të miturit, Blerand Muharremaj, nga Gjinoci i Suharekës, i cili ka ndërruar jetë nga plagët vdekjeprurëse nga therja me thikë që ka ndodhur të martën pasdite në stacionin e autobusëve në Suharekë.

Ndryshe, viktima 17 vjeç, që ka ndërruar jetë pa mbërritur në spitalin e Prizrenit, kishte qenë djali i vetëm i familjes.

Nga ana tjetër, të martën, sipas informacioneve nga mediet, pas përleshjes së disa të rinjve, ndihmë në Spitalin e Prizrenit kanë kërkuar edhe dy prej tre sulmuesve të dyshuar, pasi gjatë përleshjes kanë marrë lëndime të lehta.

Viktimat dhe sulmuesit kishin pasur mosmarrëveshje edhe më parë.

Policia ka arrestuar tre të dyshuarit dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Lini Një Koment