Mourinho tregon trajnerin më të dobët në histori të Premierligës

Jose Mourinho është tallur me trajnerin holandez, Frank de Boer, për të cilin tha se është trajneri më i dobët në votë dhe në histori të Premierligës
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho nuk i ka pranuar kritikat e Frank de Boer, i cili kishte folur për anglezin Marcus Rashford.

Portugezi tha se De Boer është trajneri më i dobët në botë dhe në histori të Premierligës.

“Kam lexuar se çfarë ka thënë trajneri më i dobët në botë dhe në histori të Premierligës. De Boer ka thënë se Rashford nuk është mirë që ka një trajner si unë. Por, nëse Marcus do të kishte një trajner si ai, ai do të mësonte si të humbiste, sepse ka humbur të shtatë ndeshjet në Angli”, tha Mourinho gjatë konferencës për media, para ndeshjes me Sevillan. /Express/

 

Lini Një Koment