Mungon i akuzuari, shtyhet gjykimi për keqpërdorim detyre ndaj arkitektit të Komunës së Prishtinës

Ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar, ndaj inxhinierit të arkitekturës në Drejtorinë e Urbanizimit në Komunën e Prishtinës, Gëzim Ferizi, i cili akuzohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Shkak i mos mbajtjes së kësaj seance, e paraparë për të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka qenë mungesa e vet të akuzuarit Ferizi.

Gjykatësja Naime Krasniqi-Jashanica, ka deklaruar se nga fletëkthesa, është vërtetuar se adresa e dhënë në aktakuzë nuk është e plotë.

Për këtë arsye, gjykatësja Krasniqi-Jashanica, ka deklaruar se të akuzuarit do t’i dërgohet përsëri ftesë, me kërkesë nga Policia e Kosovës që të vërtetojë adresën e saktë të të akuzuarit.

Seanca e ardhshme për këtë rast, është caktuar të mbahet më 11 maj 2018, me fillim nga ora 11:00, raporton betimiperdrejtesi.com

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e ngritur më 25 janar 2018, Gëzim Ferizi, në cilësinë e inxhinierit të arkitekturës në Drejtorinë e Urbanizmit në Prishtinë, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, me ç’rast Komunës së Prishtinës i kishte shkaktuar dëm të konsiderueshëm material.

Sipas aktit akuzues, i akuzuari Ferizi kishte nxjerr dy aktvendime të lejeve ndërtimore, por që pjesa tekstuale nuk përkonte me pjesën grafike.

Ai akuzohet se më 22 mars 2013, kishte përpiluar aktvendimi e parë të lejeve ndërtimore për ndërtimin e objekteve afariste në objektin “A” dhe “C” në lagjen “Mati 1”, në Komunën e Prishtinës, ku investitor në këtë objekt është Latif Brajshori.

Kurse, sipas aktakuzës, më 10 qershor 2013, kishte nxjerrë aktvendimin e dytë për lejen e ndërtimit për objektin “B”, po në këtë lagje, ku investitor është “NNH Morina Ib”.

Ai akuzohet se pjesa tekstuale e lejes ndërtimore nuk përputhet me pjesën grafike, e që në pjesën grafike, sipas aktakuzës, kishte përfshirë edhe ngastrën kadastrale 741/14, e cila rrugë evidentohet në emër të Komunës së Prishtinës.

Në bazë të aktakuzës, kjo rrugë kishte qenë rrugë publike e pa kategorizuar, ndërsa me anë të këtyre lejeve, iu ishte mundësuar investitorëve ndërtimi i objekteve afariste.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme