Naser Selmani: Askush të mos frikësohet nga kriminelët e BDI-së

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoni, Naser Selmani, i cili ditë më parë është kërcënuar nga familja e Beqir Asanit, ky i fundit një funksionar i lartë i BDI-së, ka deklaruar në protestën e sotme të gazetarëve se “askush të mos frikësohet nga kriminelët e BDI-së, që dje erdhën nga fshati dhe s’kishin bukë të hanin ndërsa brenda natës u pasuruan nga gjaku i derdhur i shqiptarëve”.

Ai shkoi më tej duke thënë se “shqiptarët e dinë shumë mirë se kush janë kriminelët e BDI-së dhe se një ditë ata do të dalin para drejtësisë, qoftë sot apo nesër, koha e tyre ka marrë fund”. Në deklaratën e tij ai përfundoj me një apel drejtuar gazetarëve shqiptar duke i porositur të mos kenë frikë nga ata dhe se asgjë nuk mund t’ju bëjnë dot.

Lini Një Koment