Në krye të Nismës për Kosovën mbesin Krasniqi e Limaj

Nisma për Kosovën, sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Kombëtar me ç’rast ka zgjedhur krerët e saj, transmeton Koha.net.

Në mbledhjen e mbajtur në Prizren kryetar i Këshillit Kombëtar është zgjedhur Jakup Krasniqi, kurse kryetar i Nismës është zgjedhur Fatmir Limaj, bëhet e ditur përmes një komunikate.

Më tutje thuhet se në këtë mbledhje është miratuar Rregullorja e Punës së Këshillit Kombëtar, po ashtu edhe formimi i Sekretariateve që do të funksionojnë në kuadër të Këshillit Kombëtar.
“Këshilli Kombëtar i Nismës për Kosovën në këtë mbledhje ka zgjedhur edhe kryesinë, dhe në mbledhjen e radhës të kryesisë do të zgjidhën edhe drejtuesit e sekretariateve përkatëse”, thuhet në komunikatë.
Në këtë mbledhje, anëtarët e Këshillit Kombëtarë kanë diskutuar edhe për situatën aktuale politike në vend.

Lini Një Koment