Në Maqedoni ekspozohen fotografi nga jeta e vepra e Nënë Terezës

Në kuadër të shënimit të ditëve të Nënë Terezës sot në Shkup do të hapet ekspozita e fotografive nga jeta dhe vepra e saj, e titulluar “Ministria e Mbrojtjes dhe e Armatës së Republikës së Maqedonisë për Shën Nënë Terezën”.

Në hapjen e ekspozitës është paralajmëruar edhe fjalim i ministrit të Mbrojtjes, Zoran Jolevski.

Në kuadër të ekspozitës do të vendosen një numër i madh i dokumenteve dhe fotografive nga jeta dhe vepra e Shën Nënë Terezës, si dhe kopja e vetme e verifikuar nga Diploma për marrjen e çmimit Nobel për Paqe.

Lini Një Koment