Nënshtetësia shqiptare: ja 52 hapat që duhen ndjekur

Ministra e Brendshme dhe Ministra e Jashtme kanë publikuar udhëzimin të përbashkët, i cili parashikon 52 hapat që duhen ndjekur për të fituar nënshtetësinë shqiptare. Ky udhëzim është miratuar në zbatim të vendimit të qeverisë, për njohjen dhe fitimin e nënshtetësisë shqiptare për të gjithë shqiptarët, me përjashtim të kosovarëve, arbëreshëve të Italisë dhe arvanitasve të Greqisë.

Udhëzimi parashikon procedurat që duhet të ndiqen për paraqitjen e kërkesës, të dokumentacionit të nevojshëm, plotësimin dhe përgatitjen e kërkesës për shqyrtim, afatet mbi trajtimin dhe njoftimin, regjistrimin e kërkesave për njohje ose fitim të shtetësisë, si dhe strukturat kompetente për paraqitjen dhe trajtimin e kërkesave, formën dhe mënyrën e plotësimit të kërkesës për fitimin e shtetësisë shqiptare.

Kushdo që kërkon të marrë nënshtetësinë shqiptare mund të aplikojë pranë konsullatave, ambasadave, komisariateve të policisë apo Ministrisë së Brendshme. Në udhëzim pasurohet edhe formulari, si një nga hapat për të marrë nënshtetësinë.

Udhëzimi i plotë për nënshtetësinë

1. Kërkesa për njohjen ose fitimin e shtetësisë shqiptare duhet të bëhet me shkrim dhe si rregull, sipas formularëve me format të bashkëlidhur këtij udhëzimi, duke u regjistruar në një regjistër të veçantë.

2. Kërkesa paraqitet pranë Ministrisë së Brendshme/Komisariateve vendore të Policisë së Shtetit të vendqëndrimit të personit ose, në rast se personi banon jashtë shtetit, pranë përfaqësive diplomatike ose konsullore të Republikës së Shqipërisë.

3. Strukturat e Ministrisë së Brendshme në bashkëpunim me ato të Ministrisë së Punëve të Jashtme përgatitin materialin informues.

4. Brenda çdo viti kalendarik, Strukturat e Ministrisë së Brendshme në bashkëpunim me ato të Ministrisë së Punëve të Jashtme takohen të paktën një herë në vit për përmbushjen e këtij detyrimi.

5. Struktura përgjegjëse për shtetësinë, konsultohet të paktën një herë në vit me strukturën përgjegjëse për çështjet konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke bërë edhe përditësimin e informacionit.

6. Struktura përgjegjëse për shtetësinë janë të detyruara të bëjnë publike dokumente që lehtësojnë informimin mbi rregullat, procedurat dhe mënyrat se si mund të merren formularët e ndryshëm.

7. Funksionarët publikë të ngarkuar për pranimin e aplikimit duhet të ndihmojnë të interesuarit dhe të kujdesen për plotësimin e aplikimit.

8. Formulari i kërkesës përmban:
a) emrin;
b) mbiemrin;
c) atësinë;
d) mëmësinë;
e) datëlindjen;
f) vendlindjen;
g) shtetësinë (nëse ka);
h) gjendjen civile;
i) adresën e saktë të vendbanimit jashtë territorit të Republikës të kërkuesit;
j) adresën e vendqëndrimit në Republikën e Shqipërisë nëse disponon;
k) datën e paraqitjes së kërkesës;
l) shkakun e kërkesës;
m) listën e dokumenteve mbështetëse;
n) nënshkrimin e kërkuesit ose përfaqësuesit të tij;
o) nënshkrimin e funksionarit të autorizuar për marrjen e aplikimit;
p) mendimin e funksionarit sipas rubrikës;
q) shënimet e funksionarit;
r) fotografi.

9. Formularit të kërkesës i bashkëlidhet:
a) dokumenti i identifikimit dhe/ose i gjendjes civile të shtetit të huaj të kërkuesit, si certifikatë e lindjes apo familjare;
b) dokumentacioni mbështetës mbi bazën e të cilit pretendohet, shkakun ligjor për të cilin aplikohet;
c) Dëftesa e pagimit të tarifës për shërbimin e parashikuar për secilën kërkesë sipas udhëzimit nr. 6252, datë 10.12.2001 “Për procedurat dhe dokumentacionin për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare”, të ndryshuar;
d) nëse kërkuesi dëshiron jetëshkrimin e tij

10. Kërkuesi ka detyrimin të deklarojë të dhëna, informacione dhe/ose paraqesë dokumentacion të saktë e të rregullt.

11. Struktura përgjegjëse për shtetësinë, nëse nuk arrin të rregullojë vetë të metat apo parregullsitë e kërkesës, gjatë shqyrtimit të kërkesës apo plotësimit në dokumentacion të saj, mund t’i kërkojë kërkuesit paraqitjen e çdo dokumentacioni të nevojshëm.

12. Kërkesa për njohjen e fitimit të së drejtës së shtetësisë shqiptare paraqitet pranë komisariateve vendore të Policisë së Shtetit, të vendqëndrimit të personit ose, në rast se personi banon jashtë shtetit, pranë përfaqësive diplomatike.

13. Gjatë depozitimit të kërkesës, funksionari i autorizuar para se të pranojë kërkesën, kujdeset për identifikimin e subjektit aplikues.

14. Autoriteti përgjegjës kryen verifikimin paraprak mbi rregullsinë formale të kërkesës.

15. Kërkesa, së bashku me dokumentet shoqëruese, duhet të përcillet brenda 15 ditëve pune pranë strukturës kompetente për shtetësinë.

16. Me mbërritjen e kërkesës në Ministrinë e Brendshme, krijohet fashikulli i veçantë për secilën praktikë dhe bëhet regjistrimi i saj në regjistër.

17. Verifikimi i kërkesës u nënshtrohet procedurave administrative.

18. Ministria e Brendshme, brenda 7 ditëve nga mbërritja e praktikës pranë saj shqyrton të dhënat e deklaruara dhe përbërësit familjarë që provojnë gëzimin e shtetësisë shqiptare.

19. Të dhënat, individuale e familjare, të përbërësve për shtetësinë kanë karakter personal.

20. Të dhënat individuale e familjare të përbërësve për shtetësinë dhe të gjendjes civile mund të kërkohen dhe të merren nga institucionet e organet, drejtpërdrejt nga shërbimi i gjendjes

21. Procedurat e parashikuara në këtë zbatohen për: personat e lindur nga të paktën njëri prind, që zotëronte shtetësinë shqiptare në momentin e lindjes së kërkuesit, pavarësisht nga vendi i lindjes.

22. Kur vërtetohet se kërkuesi ka lindur nga njëri prind që ka pasur shtetësinë shqiptare në momentin e lindjes së kërkuesit, por që nuk është regjistruar në regjistrin e gjendjes civile dhe nuk ka hequr dorë nga shtetësia, Ministri i Brendshëm në bazë të propozimit nga struktura përkatëse konstaton faktin e shtetësisë në bazë të lidhjes familjare dhe e dërgon për regjistrim në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

23. Kur vërtetohet se i parëlinduri, mbi bazën e të cilit kërkuesi bazohet për njohjen e shtetësisë shqiptare, ka pasur shtetësi shqiptare dhe nuk ka hequr dorë prej saj, Ministri i Brendshëm në bazë të propozimit nga struktura përkatëse konstaton faktin e shtetësisë dhe dërgon për regjistrim përbërësit e gjendjes civile.

24. Nëse personi i parëlindur nuk rezulton të ketë qenë i regjistruar në regjistrat e gjendjes civile, fakti i zotërimit të shtetësisë shqiptare, mund të provohet me çdo certifikatë zyrtare, pasaportë, vendim gjyqësor, apo çdo dokument tjetër zyrtar që provon shtetësinë shqiptare e të paralindurit.

25. Fakti i provimit të lidhjes familjare, mund të provohet me çdo certifikatë zyrtare të gjendjes civile, certifikatë trashëgimie, vendim gjyqësor, apo çdo dokument tjetër zyrtar që provon këtë fakt.

26. Si rregull, dokumentet e huaja kur paraqiten nga kërkuesi për shtetësinë shqiptare, duhet të jenë origjinale.

27. Legalizimi bëhet në faqen e pasme të dokumentit origjinal, pas vulës që konfirmon dokumentin e autoriteteve të huaja të vendit të origjinës së kërkuesit.

28. Prova e origjinës shqiptare vërtetohet me çdo dokument në të cilin pasqyrohet ky fakt.

29. Lëvizja pa viza në territorin e zonës Shengen, apo qëndrimi me dokumentacion të rregullt provohet me çdo dokument në të cilin pasqyrohet ky fakt.

30. Kërkesa për fitimin e shtetësisë shqiptare paraqitet pranë Komisariateve vendore të Policisë së Shtetit.

31. Kërkesa përpilohet në formularin tip bashkëlidhur këtij udhëzimi dhe duhet të përmbajë vetëdeklarimin për origjinën shqiptare.

32. Gjatë depozitimit të kërkesës funksionari i autorizuar para se të pranojë kërkesën, vërteton nënshkrimin e kërkuesit.

33. Fakti i zotërimit të shtetësisë shqiptare, mund të provohet me çdo certifikatë zyrtare.

34. Procedurat e parashikuara në këtë kre zbatohen ndaj të huajve me origjinë shqiptare me shtetësi të një shteti anëtar të Bashkimit Europian apo që janë me qëndrim të rregullt në një shtet anëtar të Bashkimit Europian, ose me shtetësi të një shteti që mund të lëvizin pa viza në territorin e shteteve të zonës Shengen.

35. Dokumentacioni i paraqitur me kërkesën duhet të vërtetojë se personi:- është i paslindur, qoftë edhe nga një i paralindur me origjinë shqiptare dhe që nuk provohet se i paslinduri ka pasur shtetësinë shqiptare; ose – ka pasur një të paralindur me shtetësi shqiptare, por që nuk përfiton shtetësinë shqiptare sipas procedurës së parashikuar sipas kreut 3 të këtij udhëzimi, për shkak të humbjes së shtetësisë së të paralindurit.

36. Procedura për aplikimin për dhënien e shtetësie shqiptare zbatohet kur rezulton se: – personi ka mbushur moshën 18 vjeç; – ka mendim të strukturave të Ministrisë së Brendshme se nuk preket sigurimi dhe mbrojtja e Republikës së Shqipërisë; – është plotësuar kërkesa së bashku me vetëdeklarim për origjinën shqiptare.

37. Në kërkesë, kërkuesi duhet të përcaktojë nëse aplikon vetëm apo edhe për fëmijët e tij.

38. Dokumentacioni shoqërues i kërkesës duhet të vërtetojë se kërkuesi rezulton të jetë i paslindur me lidhje familjare deri në tri shkallë nga një person me origjinë shqiptare, por që nuk ka shtetësi shqiptare në momentin e paraqitjes së kërkesës.

39. Për fëmijën nën moshën 18 vjeç kërkesa për fitimin e shtetësisë shqiptare bëhet nga prindi ose prindërit.

40. Nëse fëmija është në moshën 14 deri në 18 vjeç, kërkesa përmban edhe pëlqimin me shkrim të fëmijës.

40. Nëse fëmija është në moshën 14 deri në 18 vjeç, kërkesa përmban edhe pëlqimin me shkrim të fëmijës.

41. Formularit të kërkesës i bashkëlidhet: a) dokumenti i identifikimit dhe/ose të gjendjes civile të shtetit të huaj të kërkuesit, si certifikatë e lindjes dhe familjare. b) dokumentacioni mbështetës mbi bazën e të cilit pretendohet, shkakun ligjor për të cilin aplikohet.

42. Procedurat e parashikuara në këtë udhëzim nuk zbatohen në rastin e shtetasve të Republikës së Kosovës.

43. Me mbërritjen e kërkesës në Ministrinë e Brendshme, krijohet fashikulli i veçantë për secilën praktikë dhe bëhet regjistrimi i saj në regjistër.

44. Ministria e Brendshme shqyrton të dhënat dhe dokumentacionin e paraqitur, duke bërë verifikimin e shkaqeve dhe fakteve që janë të nevojshme mbi kërkesën.

45. Verifikimi i kërkesës u nënshtrohet procedurave administrative.

46. Struktura kompetente për shtetësinë, brenda 7 ditëve nga mbërritja e praktikës, i përcjell kopje të dokumentacionit të dërguar nga kërkuesi, duke i kërkuar informacion në lidhje me të dhënat e deklaruara, Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

47. Strukturat e Ministrisë së Brendshme paraqesin mendimin e tyre me shkrim Ministrit të Brendshëm brenda 7 ditëve pas marrjes së kërkesës në përputhje me këtë udhëzim.

48. Të dhënat, individuale e familjare, të përbërësve për shtetësinë kanë karakter personal.

59. Vendimi i Ministrit të Brendshëm mbi propozimin e zgjidhjes së kërkesës i dërgohet menjëherë Presidentit të Republikës.

50. Pas nxjerrjes së Dekretit të Presidentit, zyra e Gjendjes Civile pa vonesë kryen procedurat e nevojshme për betimin dhe regjistrimin e shtetasit në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

51. Personat përfitues sipas këtij vendimi nuk janë të detyruar të lënë shtetësinë që kanë për të fituar shtetësinë shqiptare.

52. Të interesuarit e legjitimuar mund të paraqesin ankim administrativ ndaj veprimeve të strukturave kompetente për trajtimin e kërkesës.

Lini Një Koment