Nëse është e vërtetë, ky mund të jetë fundi i ISIS-it!

E mërkurë, 02 Nentor 2016  –  Sakte.net

Ushtria irakiane ka hyrë në Mosul për herë të parë në më shumë se dy vjet, në fillim të një beteje e cila ka të ngjarë të përfundojë në një humbje vendimtare për ISIS-in.

 

Por, rëndësia e luftës për Mosul do të jetë edhe më e madhe për ISIS-in, sepse kalifi i vetëshpallur, Abu Bakr al-Baghdadi, besohet të jetë ende në qytet, ka thënë një zyrtar i lartë për “The Independent”, transmeton “Telegrafi”.

Fuad Hussein, shef i stafit të presidentit kurd Masud Barzani, ka thënë në një intervistë ekskluzive se qeveria e tij kishte informacione nga burime të shumta se “Baghdadi është atje dhe, në qoftë se ai është vrarë, do të thotë se ka kolapsuar i gjithë sistemi i ISIS-it”.

Pas kësaj, thuhet se ISIS do të duhet të zgjedhë një Kalif të ri, në mes të një beteje, por vlerësohet se ai, kushdo qoftë, vështirë se do të mund të kishte autoritetin dhe prestigjin e Baghdadit, udhëheqësi që ka befasuar botën duke krijuar Kalifatin pas marrjes së Mosulit, në qershor të vitit 2014.

Lini Një Koment