Nëse nuk kryet çështja e demarkacionit, qeveria duhet të shkojë, thotë Artan Muhaxhiri

Analisti Artan Muhaxhiri ka thënë se nëse nuk kalon çështja e demarkacionit Qeveria Hardinaj duhet të bie, pasi ajo është formuar për t’i dhënë epilog kësaj dhe çështjeve tjera të mëdha.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka nënvizuar se nga deklaratat e kryeministrit mund të shihet se vështirë që do të ndodhë kjo gjë, megjithëse vërehet një gjuhë më e butë nga kryeministri malazez, Dushko Markoviq.

“Markoviq ka një zbutje të qëndrimit, por varet shumë nga ai i Haradinajt. Nëse ai vazhdon të thotë që kufiri është në Çakorr dhe Zhlep, nuk do të ketë kurrfarë rezultati”.

“Mirë është që kjo çështje të kryhet, por gjithçka varet nga elasticiteti politik i Haradinajt. Në aspektin e asaj marrëveshje Mali i Zi nuk humbet asgjë”.

“Dëshira maksimale është të gjendet një zgjidhje, por në bazë të deklaratës së Haradinajt nuk mund të ndodhë kjo gjë. Nëse nuk kalon demarkacioni nuk ka kuptim të qëndrojë kjo qeveri. As logjike, as politike”.

Lini Një Koment