Nëse paguani ekstra, iPhone juaj mund të mbushet më shpejt

Duke iu falënderuar mbështetjes për mbushje të shpejtë, bateritë e modeleve më të reja iPhone mund të mbushen nga zeroja deri 50 për qind të kapacitetit për vetëm gjysmë ore. Por, për këtë duhet përdorur lidhjen USB-C.

Apple në pakon bazë nuk ofron adapterin për USB-C dhe as mbushësin USB-C.

Kablloja USB-C kushton 25 dollarë, ndërsa adapteri USB-C kushton 50 dollarë, shkruan TechRadar.

Nëse merren parasysh tatimet, bëhet fjalë për 100 euro shtesë për pajisjen për mbushje të shpejtë. Nga ana tjetër, kjo nuk është edhe shumë aq e madhe nëse kihet parasysh se iPhone X do të kushtojë të paktën 1.150 euro në Evropë.

Lini Një Koment