Nis fushata, BDI sulmon BESËN: Parti antikombëtare

Shtabi Qëndror Zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim në reagimin e saj ka thënë se Levizja Besa dhe Bilall Kasami bashkë me eksponentët e kësaj partie po vihen edhe një herë në shërbim të forcave anti-kombetare duke punuar kundër kandidatit të vetëm shqiptar në Komunën e Kerçovës, z. Fatmir Dehari, dhe duke mos e përkrahur atë.
Në vazhdim lexoni reagimin e plotë të Shtabit Qëndror Zgjedhor të BDI-së :
Pas nxitjes së përçarjes historike të votës shqiptare më 11 dhjetor dhe humbjes më se 9 deputetëve shqiptar,
Pas mosvotimit të Kryetarit të parë shqiptar të Kuvendit të Maqedonisë, z. Talat Xhaferri,
Pas nxitjes së dhunës në Kuvend nëpërmjet të këndimit të gabuar të himnit kombëtar për ti provokuar protestuesit maqedonas,
Pas braktisjes së Parlamentit më 27 prill,
Pas mosvotimit për shkarkimin e kryerprokurorit.
Pas, mosvotimit për përfshirje në rend të ditës së ligjit për gjuhën,
Pas refuzimit të uljes dhe marrjes vesh me partitë tjera politike shqiptare

,
Pas refuzimit të deklaratës së përbashkët shqiptare,
Sot, Levizja Besa dhe Bilall Kasami bashkë me eksponentët e kësaj partie po vihen edhe një herë në shërbim të forcave anti-kombetare duke punuar kundër kandidatit të vetëm shqiptar në Komunën e Kerçovës, z. Fatmir Dehari, dhe duke mos e përkrahur atë.
Ne kërkojmë që shqiptarët të bashkohen, të përkrahin njëri tjetrin, të dalin më të fuqishëm dhe më të unifikuar në mënyrë që të bëhen më të rëndësishëm.
Ftojmë votuesit që mos të bien pre e tendencave përçarëse dhe defaktorizuese, por të rreshtohen pas kandidateve me dinjitoz për Kryetar komune që do vihen në shërbim të tyre çdo ditë dhe për çdo nevojë.

Lini Një Koment