Një asteroid do të kalojë sot afër Tokës

Një asteroid do të kalojë fare pranë planetit tonë ditën e sotme. Objekti qiellor, 10 metra i gjatë, do të kalojë me një distancë prej 1 të 10-at të distancës mes Tokës dhe Hënës.

Kjo do të pasohet nga një tjetër asteroid edhe më të madh, 61 metra të gjatë, që pritet të kalojë pranë nesh vetëm pak ditë më vonë.

Rreth orës 19:12 minuta me orën tonë dhe asteroidi do të jetë rreth 40 mijë kilometra nga sipërfaqja e Tokës. Për krahasim, distanca mesatare me Hënën është 384 kilometra, që do të thotë se asteroidi do të kalojë me 1 të dhjetën e kësaj distance.

Projeti “Virtual Telescope” e zbuloi asteroidin dje dhe thotë se kur të kalojë pranë Tokës do të jetë i dukshëm vetëm në hemisferën jugore.

Një tjetër gur nga hapësira do të kalojë pranë tokës më 17 Shtator. tvklan

Lini Një Koment