Një vendim i tillë për kopështin, mes miliarderit dhe fqinjëve, mund të zgjidhet vetëm në Angli

Vetëm në një vend si Anglia mund të gjendet një zgjidhje e tillë e drejtë. Në Shqipëri as që mendohet…Një miliarder e humbi betejën me fqinjët e tij akademikë në lidhje me planet për të ndërtuar një kopsht jashtë mega-vilës së tij në Londër.

Miliarderi britanik, Christian Candy nisi ndërtimin e një kopshti jashtë shtëpisë së tij në rrugën ‘Regent’s Park’, ku jetojnë njerëz të pasur, duke pretenduar se gjithçka ishte pjesë e vilës së ndërtuar në vitin 1825.

Por fqinjët e tij thanë se vendimi i tij është fyes dhe keqprezantim i historisë.

Ata gjetën edhe foto të vitit 1928, që provojnë se aty nuk ka pasur një kopsht.

Pas kësaj, këshilli vendor vendosi të pezullojë planet e miliarderit.

Vila me 15 dhoma gjumi mendohet se kushton 200 milionë sterlina.

Ai u padit nga disa profesorë të nderuar që jetojnë në atë zonë, si profesori Geoffrey Tyack i Universitetit të Oksfordit apo Sir Colin Blakemore, profesor i neuroshkencës në Universitetin e Oksfordit, i njohur sinjë prej shkencëtarëve më të fuqishëm në Britani.

Miliarderi tha se do të apelojë vendimin.

 

Lini Një Koment