Njihuni me gruan e cila tash e tetë vite jeton me cjapin të cilin e dërgon në restorante, e vesh bukur dhe ia rregullon flokët me tharëse (Foto/Video)

Kemi pasur rastin të dëgjojmë që shumë njerëz jetojnë me qen apo mace e madje edhe me ndonjë papagall, por kurrë nuk kemi dëgjuar që dikush e ndan shtratin dhe gjithçka tjetër me një cjap.

Shiropen quhet cjapi të cilin pronarja e tij e dërgon në darka, shëtitje dhe madje e vesh bukur në raste të veçanta, transmeton Telegrafi.

Gjatë tetë viteve të fundit ai ka jetuar me pronaren Aya Shinozuka, që e kishte adoptuar kur ai ishte vetëm një muajsh.

“Dyshja” jetojnë së bashku në një shtëpi luksoze në Tokio, ku Ana 30-vjeçe shpesh mban maskën e një cjapi, duke shpresuar se kështu do ta bën të ndjehet më mirë cjapi i saj.

Ata bëjnë gjithçka së bashku, nga darka në restorant deri tek shëtitjet nëpër qytet, ku Ana e trajton cjapin sikur ta kishte djalin e saj.

Ajo e pastron në banjo ia thanë flokët, e vesh bukur në raste të veçanta siç janë Halloëeen dhe Krishtlindjet.

Aya kishte adoptuar Shiropenin derisa po kërkonte të blinte një kafshë tjetër shtëpiake pas vdekjes së qenushit të saj. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme