Nokia e re vjen me skaner për gishta nën ekran

Së fundmi, është raportuar se HMD Global së shpejti do të lansojë smartfonin e ri Nokia 9 (2018).
Gjithashtu, është raportuar se smartfoni i ri pritet të vijë me ekran 5.7-inç pothuajse pa skaje dhe me raport prej 18:9, si dhe me procesorin e teknologjisë së fundit Snapdragon 845.

Sipas një raporti të ri të lëshuar sot nga Kina, thuhet se Nokia 9 (2018) do të vijë me skaner për gishtërinj të vendosur nën ekran, raporton Phone Arena.

Po ashtu, thuhet se kompania e njohur kineze Vivo do ta furnizojë me skanerë të tillë për gishtërinj.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/auto-tech/nokia-e-re-vjen-me-skaner-per-gishta-nen-ekran-510489/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Lini Një Koment