Nuk kalon mocioni i opozitës, Qeveria Zaev qëndron

Pak para mesnatës me 62 vota kundër, 40 për dhe 2 të përmbajtur nuk u miratua mosbesimi ndaj Qeverisë “Zaev”.

VMRO-DPMNE-ja nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë aktuale. Nga gjithsej 51 deputetët sa i fitoi në zgjedhjet e fundit parlamentare, vetëm 40 deputetë votuan për interpelancën e ngritur menjëherë pas kthimit në Kuvend.

VMRO-ja mocionin e mosbesimit, sipas tyre, e ngriti për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme të Qeverisë dhe paaftësisë së partnerëve të koalicionit qeverisës LSDM-BDI për udhëheqjen e institucioneve. Gjatë debatit të ashpër në Kuvend, opozita akuzoi se pushteti punon vetëm për interesat partiake dhe se në muajt e kaluar nuk ka realizuar asnjë projekt dhe asnjë reformë të premtuar para zgjedhjeve, shkruan Alsat M.

Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij pak para votimit i bëri thirrje opozitës për konstruktivitet në interes të shtetit dhe në prag të proceseve eurointegruese.

Lini Një Koment