Obama fjalë të mira për Erdoganin

Presidenti Obama ka kërkuar që të “mbyllë” një “të çarë” me Turqinë, duke shprehur përkrahjen e tij të plotë për presidentin e saj, Rexhep Tajip Erdogan, në vijim të përpjekjes së dështuar për ta rrëzuar atë në muajin korrik. Presidenti amerikan ka premtuar edhe ndihmë për të sjellë para drejtësisë organizatorët e grushtit të shtetit. Komentet Obama i bëri të dielën, pasi u takua me Erdoganin në samitin e G20-ës. Retorika antiamerikane në Turqi ishte ashpërsuar jo pak, teksa disa zyrtarë kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara se ishin nxitëse të grushtit të shtetit të 15 korrikut.

Obama nuk tha asnjë fjalë për masat e forta që Erdogani ka marrë pas grushtit të shtetit, ku janë arrestuar dhjetëra mijëra vetë. Dhe deklarata e tij për të ndihmuar Turqinë që të sjellë para drejtësisë fajtorët nuk ishte aspak aksidentale: Erdogani po kërkon që SHBA të ekstradojë Fetullah Gylenin, një klerik mysliman turk që jeton në Pensilvani dhe që akuzhet si organizator i grushtit të shtetit.

“Kjo është mundësia e parë që kam patur për t’u takuar ballë për ballë me presidentin Erdogan”, tha Obama, që ndodhej përballë presidentit turk në një tryezë shumë të gjatë. “Jemi të kënaqur që ju jeni këtu, i sigurtë, dhe që jemi në gjendje të vazhdojmë të bashkëpunojmë”.

Ai përmendi faktin se interesat e Turqisë kanë devijuar së fundmi nga ato të Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në Siri, ku forcat turke kanë ndërhyrë për të parandaluar kurdët sirianë që të arrijnë fitore të tjera, në pjesën veriore të vendit.

Erdogani tha se ishte e rëndësishme që SHBA dhe Turqia të luftojnë kundër të gjitha grupeve terroriste, jo vetëm Shtetit Islamik. Ai përmendi akronimet e dy grupeve kurde në Siri. “Ne duhet të kemi të nëjtin qëndrim, kundër të gjitha organizatave terroriste në botë”, tha ai. “Shpresa jonë është që të mos shohim kurrë një korridor terrorizmi në rajonin tonë”.

Megjithatë, Erdogani kishte një qëndrim më pajtues ndaj Obamës, se sa ndaj zëvendës-presidentit Biden, kur ky i fundit shkoi për në Turqi muajin e kaluar. Z. Biden kërkoi falje që nuk e kishte vizituar më herët, por Erdogan qëndronte i ngrysur, pa lëvizur asnjë muskul në fytyrë, ndërkohë që ankohej se Guleni ka përdorur shtëpinë e tij në Pensilvani, si një bazë për të destabilizuar qeverinë turke. Të dielën, Erdogani nuk i përsërisiti këto pretendime. Ai thjesht deklaroi se qeveria turke do të paraqesë prova ligjore shtesë kundër Gulenit në Departamentin e Drejtësisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme