Opozita akuzon kreun e Prishtinës për mosraportim në Kuvend

Partitë opozitare në Kuvendin Komunal të Prishtinës kanë akuzuar kryetarin e Komunës, Shpend Ahmeti, për shkelje të Ligjit, shkaku i mosraportimit në Kuvend në lidhje me situatën ekonomiko-financiare dhe zbatimin e planeve investuese të komunës.

Flamur Shala, shef i Grupit parlamentar të LDK-së në KK-në e Prishtinës, ka thënë se po kalon muaji tetor dhe ekzekutivi s’po arrin t’i organizojë politikat e veta dhe ato t’i plasojë për diskutim para Kuvendit të Komunës së Prishtinës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas planit të punës së administratës, pra të ekzekutivit të Prishtinës, i aprovuar në Kuvendin e Prishtinës, Kuvendi do të duhej t’i trajtonte të gjitha çështjet, të dala si politika të kryetarit Ahmeti, ka thënë Shala.

“Fakti i dështimit të realizimit të këtij plani, të pikave për shqyrtim, që do të duhej dërguar nga ekzekutivi para Kuvendit të kryeqytetit, tregon se kjo qasje qeverisëse krejt dështuese e udhëheqjes së Prishtinës, e ka humbur krejtësisht busullën qeverisëse”, ka thënë Shala.

Lini Një Koment