Opozita izraelite kërkon dorëheqjen e Netanyahut pas akuzave për korrupsion

Pas akuzave për korrupsion Politikanët nga radhët e opozitës në Izrael kanë kërkuar sot dorëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu, pasi që policia propozoi që ai të paditet nën akuzat për korrupsion. Përkundër propozimit të policisë që kundër tij të ngritët padi nën akuzat për marrje të ryshfetit, Netanyahu deklaroi sot se qeveria e tij e koalicionit mbetet stabile dhe se do të vazhdoi të udhëheqë vendin, shkruan rtv21.tv Kryeministri i Izraelit mohoi akuzat kundër tij, duke i cilësuar si të pabaza dhe ri-përsëriti qëndrimin e tij se do të përfundoi me sukses mandatin e tij të katërt si kryeministër. Policia i ka propozuar Prokurorit shtetëror që Netanyahu të paditet për dy raste të marrjes së ryshfetit. Që nga fillimi i vitit 2017, Netanyahu është marrë disa herë në pyetje nga policia dhe në vazhdimësi ka këmbëngulur se është i pafajshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme