Osmani thumbon Ziadin Selën: Sipas sondazheve askush nuk po të bën hesap

Hadi Osmani ka goditur me ironi Ziadin Selën pas deklaratës së Shpëtim Pollozhanit ku tregoi se Ziadin Sela nuk ka pranuar bashkimin opoiztar sipas rejtingut të partive në bazë të sondazheve.

Më poshtë ua sjellim deklaratën e Hadi Osmanit:

“Ma në fund Sela paska bërë një punë si duhet. Normalisht që nuk ka pranuar që të angazhojnë agjenci për sondazhe dhe sipas sondazhit të caktojnë listat për deputetë pasi deri më tani Sela as që po arrin të llogaritet si kandidat në sondazhe. Shembull është Instituti Amerikan IRI që disa herë rradhazi as që e bën hesap. Apo edhe sondazhet e fundit që e tregojnë se është partia e katërtë apo pestë në rënditje.”.

Lini Një Koment