Pajaziti kritikon mosbashkimin e partive shqiptare

Në mesnatë ka skaduar afati për parashtrimin e listave të kandidatëve të cilët do të futen në garën e zgjedhjeve vendore në Maqedoni, të caktuara për datën 15 tetor. Partitë politike kanë bërë të ditur për opinionin, emrat me të cilët do synojnë të fitojnë besimin e elektoratit.

Që në raundin e parë dy partitë politike maqedonase, Lidhja Social -Demokrate e Maqedonisë dhe OBRM-PDUKM, do të garojnë në koalicion me disa parti më të vogla brenda vetes.

Përderisa partitë politike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Partia Demokratike Shqiptare, kanë vendosur që në rrethin e parë t’i masin forcat të ndara, duke lënë të hapur mundësitë e bashkëpunimit në rrethin e dytë, kur në garë do të mbeten dy kandidatë, të cilët do të sigurojnë më shumë vota.

Vetëm Aleanca për shqiptarët është prononcuar zyrtarisht, duke theksuar, se në komunën e Kërçovës do të mbështesë kandidatin e Bashkimit Demokratik për Integrim, që në raundin e parë, për të mos rrezikuar drejtimin e kësaj komune nga shqiptarët.

Partitë politike shqiptare kanë arritur ujdi që të dalin me lista të përbashkëta për Këshillat Komunal në Manastir, si dhe Komunën e Gazibabës së Shkupit.

Por, nuk kanë arritur marrëveshje për të garuar me listë të përbashkët në Qytetin e Shkupit, si njësi e veçantë e vetë administrimit lokal për të siguruar një numër më të madh të këshilltarëve komunalë.

Sociologu, Ali Pajaziti, duke komentuar mos bashkëpunimin mes partive politike shqiptare, konsideron se në skenën politike shqiptare dominon ndjenja e triumfit të personave të caktuar.

Lini Një Koment