Pas Elhaida Danit, një tjetër shqiptare në “The Voice of Italy”

Pas suksesit të Elhaida Danit në “The Voice of Italy” një tjetër këngëtare shqiptare konkurron në këtë spektakël muzikor.

Ajo quhet Deborah Xhako, 25 vjeçe dhe është bërë pjesë e skuadrës së këngëtarëve të reperit dhe kantautorit  italian J-AX.

Deborah Xhako jeton me familjen e saj në qytezën e Nettunos në provincën e Romës.

25 vjeçarja me origjinë shqiptare u prezantua në Blind Audition të The Voice of Italy 2018 me këngën River të Bishop Briggs.

Performanca mjaft e mirë e saj bëri që të 4 anëtarët e jurisë së përbërë nga këngëtarët Albano, Francesco Renga, J-AX e Christina Scabbia ta zgjidhnin për të qënë pjesë e skuadrave të tyre.

“Ti munde ta zotërosh këtë këngë duke mos e tansformuar, por duke e bërë tënden”, qe një nga komplimentet që këngëtari italian J-Ax i bërë 25 vjecares shqiptare.

“Zëri e talenti yt është ajo çka kërkoj në skuadrën time” u shpreh këngëtarja Cristina Scabbia duke e ftuar të jetë pjesë e ekpit të saj.

Ndërsa për këngëtarin Albano, zëri i Deborah Xhakos “është si një pemë e re  që duhet trajtuar mirë”- “E unë jam ekspert i pemëve , tha Albano që i kuriozuar dhe nga mbiemri i Deborah, foli në gjuhën shqipe duke iu përgjigjur thjesht “faleminderit”.

Por mjaft interesante që dhe ftesa që kantautori italian Francesco Rengan i bërë 25 vjecares; “Dua të të bëj Dua Lipen italiane, tha ai. Behu pjesë e skuadrës time e së bashku do të punojmë mjaft mirë.”

Por këngëtarja me origjinë shqiptare zgjodhi rreperin J-AX, i cili ishte dhe i pari nga anëtarët e jurisë që shtypi butonin për të zgjedhur këngëtaren shqiptare.

Lini Një Koment