Pas lirimit Hilmi Kelmendi viziton ministrin Hoxhaj

E premte, 04 Nentor 2016 – Sakte.net   /

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj priti sot në zyrën e tij, Hilmi Kelmendin dhe vëllain e tij, një ditë pasi Kelmendi u lirua nga paraburgimi në Serbi dhe u kthye në Kosovë.

 

Ministri Hoxhaj ka theksuar se është shumë i lumtur që angazhimi i institucioneve të Kosovës ka rezultuar me lirimin e Hilmi Kelmendit. Ai ka shtuar se lirimi i Kelmendit është dëshmi e përkushtimit të institucioneve për t’i mbrojtur qytetarët e saj nga akuza të pabaza dhe të papranueshme.

“Sot mirëprita në zyrën time Hilmiun, i cili mbrëmë u kthye në Kosovë pasi u lirua nga paraburgimi në Beograd dhe vëllain e tij. Lirimi i tij është një lajm i mirë jo vetëm për familjen e tij por edhe për Kosovën dhe është dëshmi e përkushtimit të institucioneve për t’i mbrojtur qytetarët e saj nga akuza të pabaza dhe të papranueshme”, ka thënë Hoxhaj

“Familja Kelmendi është një familje që ka dhënë shumë për vendin tonë dhe jam shumë i lumtur që sot Hilmiu është kthyer në Kosovë në gjirin e familjes së tij shëndosh e mirë”, ka përfunduar Hoxhaj në deklaratën e tij./Gazeta Express

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme