Pasi Rasheli “e ftoi” për një kafe, Oriola Marashi “i nxjerr namin” në Instagram (Foto)

“A je tu ardh me e pi i kafe? Hajde mer pije i kafe”

Prej ditësh e kemi vënë re që ky “virus instagrami” i ka infektuar vipat shqiptare dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as Oriola Marashi e Rashel Kolaneci. Kjo e fundit është kthyer në një nga personazhet më të komentuar që nga koha që u zgjodh velinë në emisionin e Ermalit, ndërsa kurrë nuk e humb rastin të provokojë me format e saj të harkuara.

Kësaj here Rashel Kolaneci i është bashkuar shprehjes më të përdorur kohët e fundit ‘Hajde pije i kafe’, por pakëz ndryshe dhe hot gjithashtu. E veshur me pantallona xhinse të ulura deri në një pikë mjaft delikate dhe me një body të bardhë, Rasheli i ka dhënë edhe njëherë temë portaleve për ta përmendur.

“A je tu ardh me e pi i kafe? Hajde mer pije i kafe’, ka shkruar bukuroshja në diçiturën e fotos së saj, duke marrë një mori komentesh.

Në listën e shumtë të komenteve ishte edhe ai i Oriola Marashit e cila i thotë: “Hik mor skam terezi se ti merr te ftofta”, ndërsa ajo ia ktheu “o gjagjiiii”. Por më pas Rasheli e fshiu diçiturën “A je tu ardh me e pi i kafe? Hajde mer pije i kafe”.

Është mëse e kuptueshme se Oriola ia ka thënë me shaka që merr të ftofta, duke përdorur edhe njëherë shprehjet e Instagramit, sepse të themi të drejtën ia vlen t’ia paguash “të ftohtat” Rashelit nëse del në kafe me të.

Lini Një Koment