Patenta shqiptare së shpejti njihet në Gjermani dhe Spanjë

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur negocimin e marrëveshjeve me Spanjën dhe Gjermaninë për njohjen e patentave shqiptare.

Burime pranë këtij dikasteri thanë për TV SCAN se negociatat kanë pak muaj që kanë filluar, ndërkohë që nuk dihet sesa do të jetë kohëzgjatja e tyre.

Njohja e lejeve të drejtimit, kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian, është një kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve shqiptarë, të cilët aktualisht duhet të pajisjen me patentën ndërkombëtare në mënyrë që të udhëtojnë pa u penalizuar drejt tyre.

Paralelisht Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka finalizuar marrëveshjen me Abu Dabin, ndonëse ajo pritet t’i vijë më shumë në ndihmë qytetarëve të këtij të fundit, pasi edhe kërkesa për nënshkrimin e saj ka ardhur prej këtij shteti.

Aktualisht, Shqipëria ka disa marrëveshje të nënshkruara për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit, ndërkohë që për të gjitha ato vende me të cilat nuk ka një të tillë është e domosdoshme pajisja me leje drejtimi ndërkombëtare, e cila mund të kryhet në çdo drejtori rajonale, pavarësisht vendbanimit.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme