PDK: Ahmeti përmbushi vetëm premtimet që mund t’ia ketë bërë partisë së tij

Dega e Partisë Demokratike në Prishtinë i ka numëruar disa nga premtimet e kryetarit Shpend Ahmeti, të cilat sipas këtij subjekt politik, ai nuk i realizoi.

Sekretari i degës, Bujar Cakolli, ka thënë se Ahmeti gjatë këtyre viteve ishte vetëm në shërbim të partisë së tij e jo të qytetarëve, raporton KTV.

Rregullimi i trafikut në kryeqytet furnizimi 24 orë me ujë, tregu i prodhimeve vendore, sipas Cakollit janë disa nga premtimet e Ahmetit që kanë mbetur vetëm në letër.

Cakolli ka thënë se Ahmeti ka përfunduar duke u munduar t’i përvetësojë meritat e të tjerëve për ndërtimin e fabrikës së ujit në Shkabaj.

Lini Një Koment