PDK-ja ende nuk ka vendosur për shefin e deputetëve të vet

AAK-ja dhe Nisma tashmë kanë konfirmuar se do të ndahen nga PDK-ja në Kuvend, duke e lënë këtë parti si grupin e tretë parlamentar në Kuvend.

Meqenëse PDK-ja do të veproj si grup i vetëm parlamentar në Kuvendin e Kosovës, aty ende nuk është vendosur se kush do të jetë shef i deputetëve.

Zenun Pajaziti, që ishte shef i Grupit Parlamentar të PDK-së në mandatin e kaluar, ka thënë për Koha.net se për këtë mandat ende nuk është vendosur se kush do të jetë.

“Nuk kemi vendos ende. Besoj që pas mbledhjes së ardhshme që do të mbahet do të vendosim kush do të jetë”, ka thënë Pajaziti për Koha.net.

Koha ka mësuar se shef i Grupit Parlamentar të AAK-së do të jetë Ahmet Isufi, i cili edhe është nënkryetar i partisë.

Shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes do të jetë Glauk Konjufca ndërsa i Nismës do të jetë Bilall Sherifi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme