Pemët e perimet që duhen pastruar patjetër para përdorimit pasi mund të shkaktojnë kancer

Një raport i grupit punues për ambientin në SHBA ka gjetur se pesticidet gjenden në 70 për qind të pemëve dhe perimeve.

Avokado dhe misri është gjetur se përmbajnë sasinë më të vogël të pesticideve, derisa dredhëzat dhe spinaqi përmbajnë sasinë më të madhe, transmeton KP.

Pesticidet përdoren për të mbrojtur pemët dhe perimet nga dëmtimi prej krimbave, por nëse ato hyjnë në organizmin e njeriut mund të shkaktojnë kancer, tregon studimi.

Për këtë arsye rekomandohet që dredhëzat dhe spinaqi të pastrohen para përdorimit, për shkak të pesticideve.

Madje, edhe pas larjes së kujdesshme, këto kimikate mund të kenë konsekuenca në zhvillimin e problemeve shëndetësore të njeriut, tregon studimi. Kjo mund të çojë, përveç krijimit të sëmundjes së kancerit, edhe në infertilitetit.

Raporti është bazuar në testet e Departamentit amerikan të bujqësisë që ka gjetur se më shumë se 230 pesticide janë të pranishme në 70 për qind të pemëve dhe perimeve.

Po ashtu në listë janë pjeshkat, qershitë dhe mollët përmbajnë të paktën një pesticid.

Akademia e shkencave nacionale së pari ka ngritur shqetësimin rreth përdorimit të pesticideve në agrikultura qysh në vitin 1993, kur një studim tregoi se ekspozimi i fëmijëve ndaj pesticideve mund të shkaktojë dëmtimin e sistemit nervor.

Që nga ajo kohë janë ndaluar një numër i madh i pesticideve, ndërkohë që studimet e reja tregojnë se edhe pesticidet e pa ndaluara kanë pasoja për shëndetin e njerëzve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme