Për 12 javë fotografoi vetën për ta dokumentuar procesin e dobësimit

Një djalë i ri ka arritur ta transformoj trupin e tij për vetëm 12 javë, dhe këtë proces e ka filmuar në një video 55 sekondëshe.

Hunter Hobbs nga Oklahoma e SHBA-ve, ishte kurioz të sheh rezultatet që do t’i fitoj nëse procesin e dobësimit e merr më seriozisht gjashtë 12 javëve.

Për tre muaj, 24-vjeçari, vazhdimisht ushtroi dhe arriti të humb 20 kilogramë, ku nga 92 kilogramë ra në 72. Gjatë këtij eksperimenti, Hunter kishte bërë çdo ditë nga një fotografi me qëllim që ta përcjell progresin dhe ndryshimin drastik të trupit.

Më pas të gjitha këto fotografi i shndërroi në një video 55 sekondëshe, që tregonin ndryshimin që e kishte pësuar trupi i tij, e në veçanti pjesa e sipërme ku vëreheshin qartë muskujt në bark dhe duar.

Me kalimin e ditëve, barku i tij përveç se u zvogëlua ai filloi të marrë formë tjetër, dhe në dy javët e fundit formoi muskuj që shumëkush ia ka zili.

Lini Një Koment