Për 5 vjet e gjysmë, Kosova importoi akullore nga Turqia, 17.6 milionë dollarë

Turqia e cila ndodhet e 15-ta në mesin e vendeve që ka eksportuar më shumë akullore dhe ushqime të ngrira, në periudhën 5,5 vjeçare, janar 2011-qershor 2016 ka kryer eksporte në 71 vende.

Të ardhurat e eksporteve në 5.5 vitet e fundit të akullores e cila është preferenca në ditët e nxehta të verës kanë qenë 202 milionë e 230 mijë dollarë. Iraku i cili ka zënë vendin e parë në mesin e vendeve për shitjen e akullore është ndjekur nga vendet e tjera si Kosova, Shqipëria, Azerbajxhani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, raporton Anadolu Agency (AA).

Turqia e cila prodhimin e parë modern të akullores e ka realizuar në vitin 1957 në Fabrikën e Qumështit të Pasterizuar dhe të produkteve të Çiflikut pyjor Atatürk, me rritjen e investimeve dhe përdorimit të teknologjive të reja gjatë kësaj periudhe ajo ka hyrë në mesin e 20 vendeve që kanë kryer më shumë eksporte në këtë fushë.

Sipas informacioneve të përpiluara nga të dhënat e Institutit të Statistikave të Turqisë (TÜİK) dhe International Trade Center (ITC), Turqia e cila ndodhet e 15-ta në mesin e vendeve që ka eksportuar më shumë akullore dhe ushqime të ngrira, në periudhën 5,5 vjeçare, janar 2011-qershor 2016 ka kryer eksporte në 71 vende.

Turqia e cila gjatë kësaj periudhe ka dërguar 85.487 tonë akullore nga të katër anët e botës nga Australia e deri në Afrikën e Jugut, Kili dhe në Indi, ka fituar të ardhura nga eksporti me një total 202 milionë e 230 mijë dollarë. Në vitin 2011 ka fituar 31 milionë e 274 mijë dollarë, në vitin 2012 ka fituar 36 milionë e 284 mijë, në vitin 2013 ka fituar 38 milionë e 275 mijë, në vitin 2014 ka fituar 35 milionë e 726 mijë, në vitin 2015 me 36 milionë e 388 mijë, në gjysmën e parë të vitit 2016 rreth 24 milionë e 283 mijë dollarë.

Ndërsa shuma e paguar për 6 mijë e 381 tonë akullore të importuar për të njëjtën periudhë ka qenë 30 milionë e 428 mijë dollarë, ku në këtë mënyrë është fituar 171 milionë 802 mijë dollarë në tepricën tregtare të jashtme.

Ndërsa vlera për kg të akullores së shitur jashtë vendit është realizuar për 2,36 dollarë.

– Tregu më i madh i eksportit, Iraku

Eksporti më i madh i akullores është kryer në vendin fqinj në Irak, ku në këtë vend për periudhën 5,5 vjeçare në fjalë është eksportuar 16 mijë e 683 tonë akullore kundrejt 45 milionë e 523 mijë dollarëve.

Ndërsa më pas në vendin e dytë vijnë Kosova me 17 milionë e 678 mijë dollarë, në vendin e tretë Shqipëria me 13 milionë e 143 mijë dollarë, Qiproja Turke me 6 milionë e 626 mijë dollarë, Azerbajxhani me 6 milionë e 602 mijë, Emiratet e Bashkuara Arabe me 5 milionë e 906 mijë dhe Maqedonia me 4 milionë e 159 mijë dollarë.

Në mesin e tregut të jashtëm të prodhuesve turq të akullores ndodhen edhe vende me largësi mijëra km si SHBA-ja, Australia, Brazili, Kina, Indonezia, Afrika e Jugut, India, Kanadaja, Pakistani, Senegali, Kili dhe Tajlanda.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme