Pite sarajevase me suxhuk: Pite shumë e shijshme me patate!

Përvilni mëngët dhe gatuajeni – do t’ju kënaqë.

Përbërësit:

– 300 g miell,
– 400 suxhuk,
– 1 kg patate të qëruara,
– 200 g miell misri,
– 2 lugë erëza të përziera,
– 1 qepë,
– 150 ml ujë,
– 200 ml ajkë,
– vaj,
– kripë,
– piper të zi të bluar.

Përgatitja:

Suxhukun priteni në rrathë të hollë, qepën grijeni imët.

Në një enë të madhe grijeni pataten në rende, shtoni suxhukun e prerë, qepën dhe përzierjen e erëzave.

Qitni kripë dhe piper sipas shijes dhe përzieni mirë.

Përgatitja e brumit:

Në një enë qitni miellin, qitni kripën, shtoni miellin e misrit dhe ujin dhe me duar ngjisheni brumin. Ngjisheni brumin në sipërfaqe të rrafshët dhe ndajeni në katër pjesë të njëjta.

Nga secila pjesë me okllai bëjeni koren sa më tëhollë, dhe qitni shtesën dhe mbështilleni në role. Njësoj veproni edhe me koret e tjera.

Tepsinë e rrumbullakët lyeni me vaj, mbështillni rolet në rreth dhe rendisni në tepsi.

Piten lyejini me vaj dhe piqeni 30 minuta në 180 gradë celsius.

Piten e pjekur lyejeni me ujë valë me ndihmën e brushës së kuzhinierit, pastaj qitni përzierjen e ajkës me 50 ml ujë të vluar.

Kthejeni tepsinë në furrë dhe piqeni edhe 10 minuta në temperaturë të njëjtë.

Ju bëftë mirë!

Lini Një Koment