Plakja është sëmundje, thotë një ekspert mjekësor

Është një kusht që vret miliona njerëz në mbarë botën. Disa vlerësojnë se ajo është përgjegjëse për rreth 100,000 vdekje çdo ditë. Merr disa dekada kohë derisa të fillojë t’i shfaq simptomat. E sulmon gjithë trupin, duke mos lënë asnjë pjesë të paprekur.

Kështu, çfarë është kjo sëmundje? Është plakja pra, sëmundja më e vjetër e njerëzimit.

Procesi natyror i plakjes është diçka nëpër të cilën të gjithë do të kalojmë, aq shumë sa që shkenca thotë se është e pashmangshme – të paktën për momentin, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, shumë shkencëtarë dhe doktorë po mendojnë ndryshe. Madje, një ekspert ka publikuar kohët e fundit një artikull në The Scientist, duke e parë sëmundjen si një sëmundje të cilën mund ta shërojmë.

Dr. Mutaz Musa është një mjek në Kolegjin e Mjekësisë “Albert Ajnshtajn” në Nju Jork. Ai thotë se plakjen duhet ta shikojmë si një gjendje jonormale fizike e cila mund të trajtohet.

Në të njëjtën mënyrë siç e shohim dhe trajtojmë kolesterolin, problemet e zemrës e të tjera, duhet ta trajtojmë edhe dëmin që shkaktohet nga plakja.

Musa nuk është i vetëm në mendimin se plakja është një sëmundje që duhet të trajtohet. Në artikullin e tij ai citon Aubrey de Grey, një shkencëtar kompjuterik dhe biolog i cili ka bërë fushatë që plakja të trajtohet si një sëmundje patologjike, transmeton Gazeta Express.

Një firmë e themeluar së fundmi, Unity Biotechnology, pushtoi titujt e botës pasi siguroi miliona fonde në kërkim të sëmundjeve që vijnë nga plakja. Në veçanti, kjo firmë po kërkon mënyra për të parandaluar procesin e plakjes dhe ngadalësimit të qelizave tona.

Disa studime të reja thonë se proteina të veçanta luajnë një rol të madh në plakjen qelizore, përderisa disa të tjera përfshijnë krijimin e komponimeve që kompensojnë humbjen e energjisë natyrore të shkaktuar nga plakja.

Nëse ky hulumtim dhe inovacion vazhdon, një jetë e gjatë dhe e shëndetshme mund të arrihet në të ardhmen. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme