Po dyshohet se u ble vendi i parë në “Miss Universe Kosova”

Zgjedhja e Miss Universe Kosova, e një vajzë nga Argjentina ka nxitur reagime të mëdha nga ata që merren me këtë veprimtari. Madje ka pas zëra se kjo përzgjedhja është si rezultat i ndonjë pazari mes organizatores,Agnesa Vuthajt dhe argjentinases, Camila Barraza.

Alban Haziri, pronar i Alban Models Group, “AMG”, i cili në garat e bukurisë që ka organizuar ka nxjerrë në pah bukurinë kosovare, sic është rasti i Diana Avdiut, dhe shumë tjerave thotë se vetëm në Kosovë, ndodhë ajo u pa mbrëmë një organizimin që bëri Vuthaj. “Kjo ndodhë vetëm në Kosovë dhe askund tjetër.

Një Miss pos bukurisë në një garë ndërkombëtare, përfaqëon edhe kulturën dhe traditen e atij vendi që përfaqëson.  Në rastin konkret cilën kulturë do ta përfaqësojë vajza nga Argjentina; atë të Kosovës apo Argjentinës?!”, ka thënë Albani për Magazina.alPër më tepër Albani, dyshon se e gjitha ishte në pazarë mes misit dhe organizatores.

“Këtu lind dyshimi që është prezentë cdo herë të organizimet e Agnesa Vuthajt; shitblerja e cmimit të parë. Nuk besoj se vajza nga Argjentina do udhëtonte aq larg për një garë, nëse nuk do merrte garanca se do zgjidheej Miss”, ka thënë proanari i Alban Models Group, “AMG”. Albani, ka thënë se bukuria shqiptare është e dëshmuar tashmë dhe ideja për të kërkuar diku tjetër  femra është një nënqim që u bëhët vajzave nga Kosova.

Lini Një Koment