Policia greke shkatërron bandën e ‘skifterëve’ të dhunshëm shqiptarë në Janinë

Një bandë grabitësish shqiptarë që vepronte kryesisht në zonën e Janinës është shkatërruar nga policia greke.

4 shqiptarë janë vënë në pranga në këtë operacion, ndërkohë 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Policia tha se karakteristikë e pjesëtarëve të bandës, ishte se ata i kryenin grabitjet me fytyra të maskuara, ndërsa ishin tepër të dhunshëm. I kërcënonin me jetë viktimat, i rrihnin dhe i lidhnin, por edhe i plagosnin.

Madje gjatë një grabitjeje vitin e kaluar, e rrahën kaq keq viktimën, një plak 90 vjeçar, saqë ky ndërroi jetë pas katër muajsh në spital, shkruan ProThema.gr.

Policia thotë gjithashtu se deri tani ka verifikuar 13 grabitje të kryera nga grupi, që prej prillit 2017.

Lini Një Koment