Policia kap tre persona të dyshuar për vjedhje në Prizren

Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Veri të Prizrenit, ka arritur që të identifikojnë dhe të arrestojë disa të dyshuar të cilët kanë kryer vjedhje të rëndë.

Të dyshuarit: M. Q., A.G. dhe A.R., në periudhën kohore Korrik-Shator 2016 në Lagjen “Dardania” në Prizren në bashkëveprim kanë kryer Vjedhje të Rëndë.

Pas një plani operativ taktik të bërë nga hetuesit është bërë  arrestimi i tyre. Të dyshuarit në prani të avokatit mbrojtës janë  intervistuar.

Në deklaratat e tyre ata pranojnë se i kanë  kryer veprat penale në tri lokacione të ndryshme. Tek te dyshimtit janë gjetur dhe janë konfiskuar në cilësi të provës materiale  gjësendet e vjedhura: dy orë dore, dy aparate fotografik si dhe bizhuteri të ndryshme (vathë, unaza, zinxhir).

Në lidhje me veprimet policore është njoftuar Prokurori i Shtetit  dhe i njëjti merr  vendimin për  ndalimit policor për 48 ndaj të dyshuarave. Rasti është duke u hetuar nga njësiti i hetimeve në kompletimin e rasteve.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme