Policia konfiskon 83 kg marihuanë në Deçan, arrestohen tre persona

E shtune, 29 Tetor 2016  –  Sakte.net

Policia njofton se janë arrestuar tre persona dhe janë konfiskuar mbi 83 kilogramë marihuanë. Të tre personat janë arrestuar për veprën‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’. Kjo punë hetimore ka ndodhur në fshatin Rastavicë të Deçanit.

 

Detajet shtesë mund t’i lexoni në komunikatën e plotë:

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me datën 28 tetor 2016, pas hetimeve disa mujore ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar për veprën penale ‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarja e  paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose  analoge’.

Operacioni policor është realizuar në komunën e Deçanit, konkretisht në fshatin Rastavicë, ku pas kontrollit të ushtruar nga njësitet relevante policore është gjetur sasi e konsiderueshme e narkotikëve e llojit marihuanë .

Personat e arrestuar në këtë rast është:

·         U. K.  lindur me 1971   M/SH/K

·         E. K.   lindur me 1997   M/SH/K

·         E. A.   lindur me 1997   M/SH/K

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokacionin e cekur në një hapësirë fushore si dhe në veturën e njërit nga të dyshuarit, zyrtarët policor kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej rreth 83 kg e 550 gr. substancë narkotike e llojit marihuanë.

 

Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar ;

·         Tri vetura të markave të ndryshme (një me targa të Shqipërisë dhe dy me targa të RKS-së), si dhe

·         Pesë telefona celular.

Vlen të potencohet si ky operacion policor është mbështetur edhe nga njësitet tjera relevante policore të njësiteve të reagimit të shpejtë, njësiteve patrulluese dhe forenzikes nga rajoni i Pejës.

Me vendim të prokurorit kompetent të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit pre 48 orëve/Gazeta Express

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme