Portalet e VMRO-së: Spasovi ishte ndjekur nga kriminelë shqiptarë

Disa portale proqeveritare maqedonase kanë shkruar se zëvendësministri i Punës dhe politikës sociale nga radhët e VMRO-DPMNE, Dime Spasov është ndjekur nga kriminelë shqiptarë me dosje të rënda. Këto portale kanë shkuar më tej duke publikuar edhe emra e tyre, të cilët janë nga Shkupi.

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov është aksidentuar me veturën “W Taureg” mbrëmë në qendër të Shkupit për shkak se disa shqiptar me “dosje kriminele” kanë dashur ta sulmojnë informon portali maqedonas KURIR.MK

Sipas portalit, bëhet fjalë për Daut Dinarica dhe Omer Axhami dhe disa të tjerë të cilët kanë dashur ta sulmojnë zv/ministrin Spasov, ndërsa ky i fundit duke ikur me veturën e vet zyrtare ka aksidentuar dy vetura dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Por ai më pas i ka ikur edhe policisë, ndërsa më pas ka thënë se nuk i ka besuar policisë. Policia nuk ka arritur mbrëmë ta kap zv./ministrin Dime Spasov, por ai vetë paraqitur në një stacion policor.

dime2

Lini Një Koment